Audio-përgjimi ku pretendohet se është i përfshirë për trafik droge vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është dërguar me letërporosi në Itali. Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se do të jetë shteti italian ai që do të përcaktojë laboratorin ku do të bëhet ekspertimi.


Rreth tre tre javë më parë PD publikoi nje audio përgjim, ku shfaqej dëshmitari X, i njohur tashmë me emrin Albert Veliu duke folur me një person tjetër që PD pretendon se është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.


Ditën e djeshme Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimin pasuror për vëllanë e ministrit të Brendshëm.


Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi prodecimin penal për veprën penale të Trafikimit të narkotikëve pas publikimit të audiopërgjimit nga Partia Demokratike ku nga biseda e bërë publike midis dy personave, njëri i cilësuar si Bashkëpunëtori X dhe një personi tjetër i supozuar si shtetasi Agron Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj) është treguar se bashkëpunëtori është ndihmuar nga shtetasi Agron Xhafaj për të siguruar një sasi kanabisi për ta trafikuar.


25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)