Lajmi i mirë është që presidenti juaj i preferuar nuk ka bërë asgjë. Kështu ka shkruar në Twitter Donald Trump, teksa ka komentuar audion ku së bashku me avokatin e tij flet për ti paguar para një modeleje të Playboy-t për të blerë heshtjen e saj. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e cilëson çështjen si të pakuptimtë.


E pakuptimtë që qeveria hyn në shtëpinë e një avokati (në mënfjes shpejt), një gjë thuajse e pandodhur më parë, – shkruan Trump mbi bastisjes e FBI-së në zyrën e Michael Cohen, ish-avokati personal i miliarderit. Edhe më e pakoonceptueshme, – vijon presidenti amerikan, – që një avokat të regjistrojë një klient të tij, plotësisht e pandodhur më parë dhe ndoshta e paligjshme. Por lajmi i mirë, – përfundon Trump, – është që presidenti juaj i preferuar është se nuk ka bërë asgjë të gabuar!.


Bëhet fjalë për një audio prej vetëm dy minutash, kur Donald Trump, dy muaj para zgjedhjeve presidenciale, argumenton me avokatin e tij personal për të paguar një modele të Playboy-t.


Para, për të blerë heshtjen në një marrëdhënie të supozuar seksuale me presidentin e ardhshëm të SHBA-ve. Biseda u regjistrua fshehurazi nga i njëjti avokat, Michael Cohen, dhe tani është në duart e FBI-së. Dyshohet se nuk është vetëm ky dialogu i ‘vjedhur’ ndaj manjatit, duke parë se hetuesit,  të cilët kanë bastisur në prill të gjitha shtëpitë e Cohen, kanë gjetur materiale të tjera.


Zbulimi i fundit i New York Times kështu ka të ngjarë të jetë një shuplakë e rënda për presidentin amerikan, i cili deri më tani gjithmonë ka mohuar të ketë folur ndonjëherë për para për të heshtur gratë me të cila ka pasur marrëdhënie të mundshme.


Një nga këto është ish-Playboy tjetër Karen Mcougal, i cili pretendon se ka pasur një histori prej mbi një viti me Trump, 2006-2007, në të njëjtën periudhë kur zonja e parë Melania lindi Barron Trump. Pikërisht i njëjti vit që që përkon me rrëfimin e një ylli tjetër pornografik, që mbushit muajt e fundit kronikat mediatike: Stormy Daniels.


21 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)