Opozita ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për kryeministrin Edi Rama në lidhje me audio-përgjimin e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj.


Sipas opozitës, Rama po pengon zbardhjen e së vërtetës. Ata i bëjnë thirrje kryeministrit që të bëjë publike provat që pretendon se ka në lidhje me çështjen.


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho tha se Rama ka fshehur provat dhe po manipulon procesin e hetimit.


Para disa kohës opozita ka publikuar një audio-përgjim të një pazari të një bisede për transaksione me drogës, që përfshinte dhe vëllain e Xhafajt. Pas 24 orësh më pas Rama deklaroi se audio-përgjimi është fals.


Është montazh. Dhe ai dispononte provën e ekspertimit. Dhe ndërkohe Prokuroria ka hapur një hetim penal për ata që janë përfshirë në këtë çështje. Rama ka detyrimin ta dorëzojë këtë provë për të zbardhur të vërtetën.


Duke mos e bërë publike, jo vetëm që Rama manipuloi opinionin, por po pengon të vërtetën. Ne jemi duke bërë kallëzim penal për fshehjen e së vërteten, tha Spaho.


11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)