Kompania turke Taib shumë lehtë mund të shpallet fituese e tenderit për privatizimin e Korporatës Energjetike të Kosovës. Kjo kompani që është në garë për privatizimin e Rrjetit dhe Distribucionit në KEK, po merr këshilla nga dora e parë sesi funksionon Korporata. Po këshillohet nga korporata financiare Grand THornton, e cila në të njëjtën kohë kryen edhe auditimin e pasqyrave financiare të KEK-ut.
Në tenderin për auditimin e pasqyrave financiare për vitin 2011, që u shpall vitin e kaluar, KEK-u e përzgjodhi korporatën financiare Grand THornton. Vlera e kësaj kontrate e tejkaloi shumën prej 20 mijë euro.
Grant Thornton LLC është kompani amerikane, e cila ka shtrirje në tërë botën. Është e specializuar kryesisht në auditim, këshilla menaxheriale, menaxhimin e riskut dhe teknologji informative.
Express mëson se e njëjta kompani tash ka marrë edhe një detyrë tjetër. Pavarësisht se e auditon KEK-un, po e këshillon kompaninë turke Taib për tenderin e privatizimit të rrjetit dhe distribucionit.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...