Trupat e një çifti bashkëshortësh, të dy 19 vjeç dhe djalit të tyre 3 vjeçar, u gjetën afër një rruge të largët rreth 1,000 kilometra në jug të Darvin, Australi të mërkurën.


Policia ka dyshime për shkaqet e vdekjeve, pasi familja mund të jetë vrarë por edhe i nxehti mund të ketë kontribuar në tragjedi.


Ndërkohë policia vijon kërkimet për një djalë 12 vjeçar që ishte së bashku me familjen e re. Grupi u pa për herë të fundit duke lënë Willowran, një komunitet i vogël, të premten. Tre trupat u gjetën rreth 4.5 km larg nga makina.


“Një nga pistat që po kqyrim është se ata janë larguar nga mjeti në një mot ekstrem dhe mund të kenë vdekur”, tha Supt Shaun Gill për ABC.


“Fillimisht menduam se ishte rezultat i një aksidenti automobilistik, megjithatë ne jemi të sigurt se nuk është”, shtoi ai.


Policia tha se alarmi ishte ngritur nga një burrë që hyri në një klinikë shëndetësore në Willowra të mërkurën.


“Ai do të jetë një pjesë kritike e hetimit. Ai është mjaft i shqetësuar për atë që ka gjetur”, tha Supt Jody Nobbs.


Supt Nobbs tha se nuk mund të jepte detaje shtesë, ose të konfirmonte nëse djali i zhdukur ishte i lidhur me familjen.


Temperaturat në rajon tejkaluan 40C në ditët e fundit, sipas Byrosë Australiane të Meteorologjisë. Tragjedia pason vdekjet e dyshuara të lidhura me ngrohjen e dy personave në incidente të veçanta në Australinë veriore brenda dy javëve të fundit, raportoi ABC.


08 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)