Australia do të shqyrtojë njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës së saj atje, tha kryeministri australian, Scott Morrison.


Nëse ndodh, ky veprim do të pasonte politikën e ngjashme të SHBA-së, e cila ka shkaktuar kritika në nivel ndërkombëtar, vitin e kaluar.


Morrison tha se Australia mbetet e angazhuar për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.


Kundërshtarët politikë thonë se komentet e tij janë një “taktikë mashtruese” për vota, përpara një procesi të rëndësishëm zgjedhor që do të mbahet të shtunën.


Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të diskutueshme midis Izraelit dhe palestinezëve.


Palestinezët e konsiderojnë atë si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.


Izraeli, ndërkaq, e ka pushtuar Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967 dhe pretendon se i gjithë qyteti është kryeqytet i tij.


Vitin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, e njohu Jerusalemin si kryeqytetit të Izraelit, ndërsa ambasada amerikane u zhvendos nga Tel Avivi në Jerusalem në muajin maj.


16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)