Ka shkuar të paktën 48 persona bilanci i viktimave nga një aksident rrugor që ka ndodhur në Peru, ku një autobus është rrëzuar në një plazh me shkëmbinj ndërsa ecte në një segment të ngushtë të superstradës të njohur si Kthesa e Djallit.


Mjeti, i cili transportonte 57 pasagjerë, ka dalë nga rruga pranë Pasamayos, pasi u përplas me një kamion.


Autobusi ishte drejt për në Lima, kur është goditur nga një rimorkio për traktorë dhe ka rënë pingul, duke shkaktuar një tragjedi. Është shumë e trishto për ne që pësuam një aksident të tillë, – ka thënë presidenti peruan, Pedro Pablo Kuczynski.


Ekipet e shpëtimit kanë punuar me orë të tëra për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të rikuperuar trupat e viktimave, Asnjë rrugë nuk të çonte direkt në zonën e plazhit ku ndodhi aksidenti. Policia dhe zjarrfikësit kanë përdorur helikopterë për të transportuar gjashtë të mbijetuar me plagë të rënda në spitalet pranë. Ndërkohë që tre persona të tjerë nuk janë gjetur akoma.


Aksidentet rrugore janë të zakonshme në rrugët e Perusë, ku në vitin 2016 janë regjistruar më shumë se 2.600 viktima.


3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)