Një automjet me targa greke ka shpërthyer në flakë në aksin Burrel-Lis.


Mjeti drejtohej nga shtetasi Urim Panavija, ndërsa brenda ishte edhe vajza e tij 12 vjeçare, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.


Automjeti është djegur plotësisht. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse shkuan disa minuta më vonë në vendin e ngjarjes. Po hetohet për rastin.


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter