Një automjet përfundoi në ujërat e liqenit të Vaut të Dejës në rajonin e Shkodrës. Mjeti i drejtuar nga një femër doli nga rruga dhe përfundoi në ujë vendin e quajtur
Ura e Spatharit. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka viktima, ndërsa drejtuesja e mjetit ka pësuar lëndime të vogla.
Ajo ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës ku merr ndihmë mjekësore. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
/Ora News/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter