NJU JORK - Autoritetet amerikane kane zbardhur historine e Leke Sukajt i ekstraduar pak dite me pare drejt Shqiperise per krimin familjar qe kishte bere plot 16 vjet me pare. Sipas autoriteteve te Zyres se Doganave dhe Imigrimit 41-vjecari Sukaj ka hyre ne territorin amerikan ne vitin 2007 me dokumente identiteti false. Por dy vjet me pas ai u prangos pasi rezultonte ne listen e te kerkuarve te Interpolit. Para disa ditesh i denuari nga Drejtesia shqiptare u nis nga aeroporti nderkombetar F. Kenedi ne Nju Jork drejt Rinasit ku iu dorezua autoriteteve shqiptare per tu pergjigjur per denimin e dhene me 16 vjet burg.



Ekstradimi

Vetem pak dite pas sjelljes ne pranga ne Shqiperi te Leke Sukajt zbardhen detajet e arratisjes se tij drejt SHBA-ve dhe paraqitjen me dokumente te rreme. Sipas mediave amerikane 41-vjecari nga Shkodra i denuar per vrasjen e motres dhe te dashurit te saj dhe i shpallur ne kerkim qe prej vitit 2002 ka arritur qe te kaloje te gjitha pikat kufitare dhe te strehohet ne Bronks te SHBA-ve. Ne momentin qe ka shkuar ne Amerike eshte paraqitur me pasaporte false. Qe prej vitit 2007 deri ne 2009-n ka punuar normalisht. Por nuk ka zgjatur shume identiteti i rreme i Sukajt. Ai ishte listuar te personat wanted te Interpolit dhe autoritetet amerikane kane arritur qe ta zbulojne dhe me pas ta arrestojne. Per nje periudhe 1-vjecare jane zhvilluar te gjitha procedurat perfshire edhe gjyqin per ekstradimin e tij ne atdhe.



Krimi

Leke Suka eshte denuar me 16 vjet burg nga Gjykata e Shkodres me 18 korrik 2002 per vrasje me dashje ne bashkepunim. Ngjarja per te cilen Suka eshte denuar ka ndodhur ne daten 13 shkurt 1994 ne fshatin Boric i Vogel Malesi e Madhe. Ai dhe vellai i tij Pellumb Suka kane qelluar me arme zjarri ne drejtim te Gjon Micit dhe motres se tyre Gjelina Lulashi duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ka ndodhur ne mesdite ndersa dy viktimat po ktheheshin nga nje vizite te nje i njohuri i tyre. Leke dhe Pellumb Suka te cilet u kane zene prite dy viktimave kane qelluar ne drejtim te tyre me arme zjarri.

Viktima Mici i cili ishte i martuar dhe kishte tre femije por kishte disa muaj qe bashkejetonte me motren e autoreve te krimit Gjelinen se ciles i kishte premtuar se do te divorcohej me bashkeshorten e do te martohej me te. Kjo gje nuk eshte pranuar nga familjet. Qe prej vitit 1994 Suka ishte ne kerkim dhe eshte arrestuar pak dite me pare per llogari te Drejtesise shqiptare.







30 Shtator 2010