Drejtuesit e Auto shkollave qe zhvillojne aktivitetin e tyre ne Tirane, kane zhvilluar nje proteste paqesore ne sheshin "Skenderbej". Ata kane bllokuar sheshin, per me shume se nje ore pasi i kerkojne strukturave perkatese te qeverise, te zbatojne te njejtat rregulla, per te gjithe ata qe jane te licencuar. Sipas tyre ne Tirane, mes auto-shkollave po zhvillohet nje konkurrence e pandershme. "Jemi me te vertete ne nje krize te jashtezakonshme. I kerkojme te gjithe kryebashkiakeve qe tua fale ose tua shtyje pagesen e tatimeve auto-shkollave, sepse kriza jone tashme ka shkuar aty ku nuk mban me. Mbi 50 autoshkollat qe jane ne Tirane do te dorezojme licencat", shprehet Tonin Gjinaj, kryetar i shoqates se auto-shkollave ne Tirane. Drejtuesit e auto-shkollave paralajmerojne se nese brenda javes qe vjen, qeveria nuk do te marre masa, atehere ata do te bllokojne akse te ndryshme rrugore ne kryeqytet, nderkohe qe te irrituar shprehen se do te dorezojne edhe licencat.