Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore se deri sot në ora 14:00 përfundon ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike në Maminas-Sukth-Shkozet.


Pas orës 14:00 dhe gjatë gjithë fundjavës aksi Tiranë-Durrës dhe ai anasjelltas Durrës-Tiranë do jenë plotësisht të hapur në funksion të lehtësimit të lëvizjes së pushuesve që zgjedhin plazhet gjatë fundjavës.


Prej dy javësh tashmë po ndëryhet në pjesët më problematike të autostradës Tiranë – Durrës, gjë që ka sjellë edhe një paralizim të lëvizjes pasi pothuajse gjatë gjithë javës segmenti ka qenë i bllokuar.


Kjo ndodh në kohën kur sapo ka nisur sezoni turistik në vend.


22 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)