Tiranë, 6 prill, NOA - Mbi 50 avokatë të
shtetit kanë vendosur të bojkotojnë seancat gjyqësore deri në 10 prill, pasi pohojnë
se nuk janë paguar nga shteti që prej 8 muajsh.



Një fakt të tillë e ka pohuar kreu i shoqatës
së Avokatëve Penalistë, Saimir Visha, sipas të cilit nëse qeveria nuk zgjidh
problemin e pagesave të avokatëve të shtetit, atëherë edhe avokatët penalistë
në vend do të bojkotojnë proceset gjyqësore.





Sipas Vishës, situata paraqitet më problematike
për Tiranën, pasi 40 gjyqtarë të papaguar nga shteti, operojnë pikërisht në këtë
zonë.



Por lidhur me një fakt të tillë, ka reaguar ministri
i Drejtësisë, Bujar Nishani, i cili i ka ftuar avokatët ti rikthehen punës.



Por Visha e ka cilësuar këtë si një formë shantazhi
dhe presioni që ministria po zgjedh ndaj avokatëve, pa gjetur më parë rrugën e
zgjidhjes së problemit në fjalë.



n.e/NOA