TIRANE – Avokati i Ministrit të Jashtëm Lulzim Basha tha dje se nuk ka marrë asnjë njoftim nga prokuroria, sipas të cilit, nëse ai ose klienti i tij nuk paraqiten, dosja shkon në gjyq me praninë e një avokati kryesisht. “Nuk kam marrë dhe nuk më kanë dërguar asnjë lajmërim të tillë nga prokuroria”, tha avokati Zef Nikaj, përfaqësues ligjor i ish-Ministrit të Transporteve Lulzim Basha. Avokati tha se nëse do të ndodhë, veprimi në fjalë është i paligjshëm por nuk konfirmoi si do të veprohej në këtë rast. Ministri Basha akuzohet për shpërdorim detyre në procedurat e parregullta që janë ndjekur me prokurimin, tenderimin dhe financimin e rrugës Durrës-Kukës, të cilat i kanë shkaktuar shtetit dëm në vlerën e 232 milionë eurove.