Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku është një emrat që ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për të kandiduar për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, e cila është zhveshur totalisht si pasojë e dorës së hekurt të vettingut.


Së bashku me Sollakun, i cili aktualisht është avokati mbrojtës i bosit të drogës, Klement Balili, këtë kërkesë e kanë dorëzuar edhe Avni Shehu dhe Marsida Xhaferllari.


“Pas shpalljes nga Kuvendi, në datën 24.12.2018, për hapjen e procedurës  së aplikimit për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës këta kandidatë, informon zyra e shtypit e Parlamentit.


Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese është jashtë funskionit dhe kjo gjë aktualisht ka futur në ngërç drejtësinë në vend, sepse mijëra dosje janë lënë pa u shtyrtuar dhe marrë vendime, duke penalizuar mijëra qytetarë.