TIRANË-Avokati i Popullit prezantoi sot planin Strategjik 2013-2015. Në fjalën e tij, Avokati i Popullit Igli Totozani është shprehur se kjo strategji është fryt i punës së ekspertëve të Avokatit të Popullit në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë të institutit të të drejtave të njeriut të Danimarkës.
Konferenca u përshëndet nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ambasadori amerikan, Alexandër Arvizu dhe ai i BE në vendin tonë, Ettore Sequi.
“Demokracitë perëndimore kanë një mënyrë të veçantë të konsolidimit, ky sistem kërkon kompromis të vazhdueshëm e të qëndrueshëm mes grupeve sociale dhe gjen zgjidhjen përfundimtare me normën juridike. Avokati i Popullit ka detyre te mbroje qytetaret, te ndihmoje ne nxitjen e nje kulture demokratike” tha Totozani.
Sipas tij, Avokati i Popullit i duhet të punojë edhe me veten në përkryerjen e tij dhe të procedurave.
Meta
Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e cilësoi Avokatin e Popullit si një institucion mjaft të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian.
Ai theksoi se do të hapet një faqe e re e marrëdhënieve mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Avokatit të Popullit.
“Kuvendi dhe Avokati i Popullit do të jenë në bashkëveprim për të kryesuar sa më mirë detyrimet ndaj qytetarit. Bashkëveprimi i të gjithë autoriteteve shqiptare, me grupet e interesit, me shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit plotëson në vendimmarrje zërin e qytetarit. Detyra e Avokatit të Popullit është t`i japë zë atyre që nuk kanë zë” është shprehur Meta.
vijon