Për të gjashtën herë radhazi Gjykata Apelit për Krime të Rënda, u detyrua të shtyjë seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.


Ashtu siç ka ndodhur përherë, shkak i vendimit është bërë trupa mbrojtëse, pasi avokati Vladimir Meçe ka paraqitur një raport për të justifikuar mungesën me gjendjen e rënduar shëndetësore.


Ndërkohë, avokati i caktuar nga gjykata për Gilmando Danin, njoftoi se nuk mund të ishte mbrojtës i tij, pasi më Shkallë të Parë ka mbrojtur Ylvi Beqjan.


Në këto kushte, gjykata shtyu seancën dhe bëri zëvendësimin e avokatit. Në sallë mungonte vetë Emiljano Shullazi, por ishin të pranishëm Gilmando Dani, Blerim Shullazi dhe Indrit Qyqja.


Në 23 prill u caktua të zhvillohet seanca e radhës për grupin e Shullazit.