Pranë Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore kanë mbërritur një sërë propozimesh, që lidhen direkt me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Anëtarja e këtij komisioni, deputetja socialiste Vasilika Hysi, ka bërë me dije se në diskutimet për rishikimin e legjislacionit zgjedhor, do të shqyrtohet edhe mundësia e diskutimit të përfshirjes në Kodin e ri Elektoral, votimi dhe numërimit elektronik të votës.

Deputetja Hysi shton se “komisioni i reformës zgjedhore do të diskutojë edhe mbi tezën e rishikimit të përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Por, sipas saj, më e rëndësishme është përfundimi në kohë i reformës.

Komisioni i Reformës Zgjedhore mësohet se do të ketë një axhendë të ngjedhur pune përgjatë muajit të ardhshëm. Në këto mbledhje, pritet të dëgjohen mendimet e grupeve të interesit.