Ne daten 17 shkurt, ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit ne Tirane, do te organizohet "Mbremja Gala per Pavaresine", koncert me krijimtari te zgjedhur nga vepra te kompozitoreve shqiptare.


Ne daten 17 shkurt, ne Gjakove do te realizohet koncerti i perbashket i Ansamblit Popullor Shqiperi dhe Ansamblit "Shota" Kosove, "Nje komb - nje kulture".


Me date 20 shkurt, ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar, do te celet ekspozita ne nderim te viktimave te terrorit komunist dhe genocidit ndaj popullsise shqiptare ne vitet 44-90. Ne kete ekspozite eshte perfshire edhe nje pavijon i rendesishem mbi vrasjet e popullit kosovar, te trajtuara ne nje menyre te re konceptimi, nderthurur me komponente te rinj, qe do te kalojne kornizat e te zakonshmes, permes efekteve te ndricimit, zerit, formave etj.


Ne datat 20-21-22 shkurt, ne sallen "Kadri Roshi" te Teatrit Kombetar, do te vihet ne skene premiera e drames "Filomena Marturano", e cila do te mbahet nen okelion e Festes Kombetare te Kultures Shqiperi-Kosove. Ne kete veprimtari do te nderoje me pjesemarrjen e tij Kryeministri i Shqiperise Z. Sali BERISHA. Te ftuar te tjere do te jene drejtoret e teatrove kombetare te Prishtines, Gjakoves dhe Gjilanit.


Gjate muajit kulturor Shqiperi - Kosove, Biblioteka Kombetare e Shqiperise, do te jete organizoje nje ekspozite me hyrjet me te fundit te botimeve te Republikes se Kosoves. Kjo ekspozite do te realizohet ne Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, ne Galerine "Ibrahin Kodra", dhe do te jete e hapur per publikun ne daten 23 Shkurt 2009.


Pergjate muajit shkurt, cdo te merkure, ne oren 12.00 - 13.30, ne Tirane, Arkivi Qendror Shteteror i Filmit, do te shfaqe per nxenesit e shkollave te mesme, kater filma artistike kosovare:


Me date 18 shkurt "Kur pranvera vonohet" (1979), nje film nga Ekrem Kryeziu;


Me date 25 shkurt "Proka" (1979), nje film nga Isa Qosja;


Me date 4 mars "Uka i bjeshkeve te namuna" (1968), nje film nga Miomir Stamenkovic;


Me date 11 mars "Rojet e mjegulles" (1988), nje film nga Isa Qosja;


Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, do te organizoje ne Tirane, me daten 1 Mars, ne hollin koncertor, mbremjen koncertore me instrumentiste te rinj "Talentet e Kosoves ne Tirane".


Ne fillim te muajit mars, si rezultat i nenshkrimit te memorandumit te bashkepunimit mes tre teatrove kombetare shqipfoles, ne Teatrin Kombetar - Tirane do te shfaqet premiera e drames "Cifti Martin" - Jonesko, dhe "Tartufi" Molier te trupes se Teatrit te Prishtines.


Arkivi Qendror Shteteror i Filmit, ne bashkepunim me Teatrin Kombetar te Prishtines, do te realizoje ne sallen qendrore te ketij teatri, me datat 6-7 mars, ora 17.00- 19.00, montazhin me filma dokumentare e kronikale me teme: "Marredheniet kulturore Shqiperi - Kosove ne vitet 70".


Materialet filmike qe do te perbejne kete veprimtari jane:


"Ansambli "24 tetori" i Korces jep shfaqe ne Kosove", viti 1975.


"Ansambli Rugova i Pejes jep shfaqje neper Shqiperi", viti 1972.


"Ansambli Shteteror ne Kosove" , viti1972.


Teatri Krahinor ne Shqiperi i vitit 1972, jep shfaqje nga repertori i Teatrit te Prishtines neper Shqiperi.


Festivali Krahinor Folklorik i Kosoves i vitit 1979.


Qendra Kombetare e Kultures per Femije, me rastin e 7-8 Marsit, do te organizoje nje ekspozite dhe koncert me teme kombetare.


Me daten 10 mars, ne Tirane do te organizohet veprimtaria "Zeri kosovar", mbremje koncertore e romances shqiptare me studente te Akademise se Muzikes Prishtine, Fakulteti i Kantos.


Ne datat 10-14 mars 2009, trupa e Teatrit Kombetar - Tirane do te jape ne Prishtine dy shfaqje premiere per publikun kosovar.


Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ne datat 11 - 12 - 14 - 15 mars, ne Tirane, do te vihet ne skene premiera e baletit "Gjenerali", me kompozimin e Nikolla Zoraqit, bazuar ne vepren e shkrimtarit Ismail Kadare, nen koreografine e mjeshtrit Agron Aliaj.


Me date 12 mars, ne Tirane, me rastin e premieres se baletit "Gjenerali", ne pranine e Ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve te Shqiperise Z. Ylli PANGO, dhe Ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve te Kosoves Z. Valton BEQIRI , per te ftuarit do te mbahet "Takimi i kompozitoreve mbare shqiptare ne opera".


Qendra Kombetare e Kultures per Femije, pergjate ketij harku kohor do te organizoje finalen e Kampionatit te Basketbollit te shkollave 9-vjecare te Tiranes, qe vijon prej Tetorit te vitit 2008.


Promovimi i letrareve te vegjel do te jete nje nder veprimtarite qe do te organizohet ne biblioteken e Qendres Kombetare te Kultures per femije.


Veprimtari te korit te Qendres, Kombetare, Kulturore per Femije, me program te rifreskuar, si nga repertori ashtu edhe me korale te rinj.


Botimi dhe promovimi i vepres studimore "Udhetime Kulturore", me autor Isa Alibali. Ky liber evidenton zhvillimin e kultures shqiptare pergjate shekujve, me te perbashketat dhe vecantite karakteristike ketej dhe matane kufirit, si proces evolutiv i se njejtes gjuhe, tradite dhe identitet kombetar. Kjo veper eshte botimi i pare llojin e tij, qe do t'i behet i njohur studiuesve te kultures dhe publikut, ne kuader te Muajit te Kultures Shqiperi - Kosove.


Realizimi dhe shfaqje filmash dokumentare dhe artistike, me tema te etapave te ndryshme neper te cilat ka jetuar populli i Kosoves. Dokumentaret qe do te shfaqen ne ekranin e TVSH, jane perzgjedhur nga fondi i arkivit te Televizionit Publik Shqiptar.


Biblioteka Kombetare e Shqiperise, ne kuader te Muajit te Kultures Shqiperi - Kosove do te organizoje:


Pjesemarrje dhe bashkepunim ne veprimtarine kulturore "Java e Bibliotekes ne Kosove", qe do te organizohet ne Prishtine ne muajin prill 2009 (me specialiste);


Ne mbyllje te muajit kulturor Shqiperi - Kosove, do te organizohet maratona e lire, per te gjithe grupmoshat, nga Bulevardi "Zogu i Pare" deri ne monumentin "Nene Tereza", ku dhe do te ngrihet flaka olimpike, e cila, do te pritet nga personalitete te larta te shtetit dhe jetes politike shqiptare. Lajtmotivi i kesaj veprimtarie simbolizon, harmonine dhe bashkejetesen e te gjithe komponenteve jetesore, ne te cilet jetojme cdo dite. Ne fund te kesaj maratone masive do te jepen trofe simbolike per fituesit.