Kryesues i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për muajin maj është Azerbajxhani.

Ky vend u bë anëtar i Këshillit të Sigurimit tetorin e kaluar, pasi fitoi në mesin e vendeve të Evropës Lindore, meqë Sllovenia ishte tërhequr nga gara.

Azerbajxhani ishte zgjedhur anëtar me mandat dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, pas 17 rretheve të votimit.

Azerbajxhani për të parë herë është anëtar i Këshillit të Sigurimit.