leskajKryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, ka qenë sot në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, ku ka folur për çështjen e CEZ.


Gjatë fjalës së tij, ai ka shkëmbyer edhe disa batuta me deputetët socialistë.


Ervin Bushati ka bërë ironi me të, duke e cilësuar skifter fiskal, si pjesë e shkollës së Çikagos që kanë qenë.


Por, Leskaj i është përgjigjur po me batutë, duke i thënë Bushatit, ti nuk je skifter, dukesh si lejlek.