ramaGjatë një aktiviteti për profesionet, ku i ftuar ishte edhe ambasadori gjerman Helmut Hofman, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat.


Ai tha se edhe gjermanët këtu ishin mësuar me kulturën shqiptare, por me gjobat e larta të vendosura, edhe ata tani respektojnë ligjin.


Shqiptarët në Gjermani, asnjë shqiptar nuk e imagjinon dot të hipi në makinë pa vënë rripin e sigurimit.


Këtu kam parë gjermanë, edhe të ambasadës, pa rrip sigurie.


Jo të kësaj ambasade, se që kur u vu gjoba shumë e lartë për semaforët, dhe gjermanët u vunë në rresht.


Fakti është se është sistemi që e bën njeriun të sillet ndryshe, tha Rama.






Historia me gjermanët që Rama e tregon edhe pse ambasadori s’e…Historia me gjermanët që Rama e tregon edhe pse ambasadori s’e ka qejf / www.oranews.tv https://www.youtube.com/watch?v=J6eGbOpvnh4&feature=youtu.be


Posted by Ora News on 2015-11-03