Sali Berisha është bërë object humori në seancën e djeshme në parlament, pas deklaratës së tij, se ska prostitutë që ai ti ketë ngelur borxh.
Deputetët e PS-së kanë qeshur me të madhe pas kësaj deklarate, ndërsa e kanë komentuar atë kështu:
Erjon Braçe: U paske dhënë edhe atyre lekë?
Taulant Balla: I paske paguar një më një.
Arben Çuko: U paske dhënë nga 10 mijë euro
Sali Berisha: Pse ju bëni interpretimet tuaja pqë këto që them, është puna juaj, por unë ju thashë një të vërtetë të madhe. Nuk ka njeri në botë që mund të thohet se i detyrohem, as më detyrohet.
Piro Lutaj: E mësuam dhe një gjë të re nga ty o Sali
Sali Berisha: Smund të thotë njeri sot që as më detyrohet dhe as i detyrohem
Valentina Leskaj: Zoti Berisha, përmbylleni fjalimin, se keni 30 minuta që flisni.
Sali Berisha: Prit, prit…