Banka Botrore Foto Agim DobiTIRANË, 28 Shtator /ATSH/- Banka Botërore mbështet operacionin e fundit të qeverisë shqiptare kundër informalitetit, duke e konsideruar të rëndësishëm atë për reduktimin e evazionit fiskal.

Gjatë prezantimit në selinë e BB-së në Tiranë, të "Raportit Ekonomik për Europën Juglindore, (.EJL6)", Banka Botërore vlerësoi se ekonomia shqiptare u rrit me 2,8% në 3-mujorin e parë të vitit dhe kjo rritje pozitive do të vijojë deri në fund të 2015, ndryshe nga vendet e Ballkanit dhe BE-së.

Sipas BB-së, kontributin kryesor në rritjen ekonomike të Shqipërisë e dhanë investimet e brendshme, ndërsa rritja ekonomike me bazë të gjerë (që do të thotë se kanë kontribuar të gjithë sektorët), do të garantojë ecurinë pozitive të ekonomisë vendase.

Tahseen Sayed, shefe e Bankës Botërore në Tiranë, tha se politikat për konsolidimin fiskal dhe rritja e punësimit do të mbështesin progresin e ritmeve të rritjes ekonomike në vend . Ndërkohë që, qëllimi i çdo reforme është reduktimi i informalitetit në ekonomi dhe efekti i tyre në rritjen ekonomike.

Banka Botrore Foto Agim Dobi (1)Ndërsa u shpreh ajo, "Qeveria, sa i përket pjesës së varfër të shoqërisë duhet t'i japë një mbështetje". "Roli i asistencës sociale është mjaft i rëndësishëm, lidhet dhe me impaktin që krijon kjo reformë. Çdo qeveri duhet ta bëjë këtë, që të mundësojë asistencë sociale", tha Sayed./m.m/