Volltavë - Bashkimi Evropian ka kërkuar nga qeveria e re izraelite të njohë shtetin e Palestinës dhe parimet e krijimit të tij, pasi në të kundërt paralajmëron BE-ja, do të ketë pasoja. Ministri i Jashtëm çek Karel Shvarcenberg tha se qeveria palestineze ashtu edhe ajo izraelite duhet t'i respektojnë detyrimet e premtuara në të kaluarën, sidomos ato për zgjidhjen e çështjes së dy shteteve dhe pranimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura gjatë viteve të kaluar.



Deklaratat u bënë pas takimi joformal të ministrave të jashtëm të BE-së, i cili po mbahet në kështjellën Hublloka mbi Volltavë në Çeki. Nëse qeveria izraelite të cilën do ta udhëheqë, Benjamin Netanjahu nuk dëshiron t'i respektojë këto kushte, marrëdhëniet do të vështirësohen dhe ne do të detyrohemi të shqyrtojmë pasojat e mundshme, ka theksuar Shvarcenberg.