Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashton ka theksuar se Bashkimi Europian është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.


Sipas mediave kosovare, Maja Kocijançiç ka vënë në dukje se problemet e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, duhet të zgjidhen me dialog.


Në Bruksel sot ka vijuar dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.