Bruksel- Udhëheqësit e Bashkimit Europian kanë miratuar Serbinë si një kandidate për anëtarësim në bllokun 27-vendesh.

Konfirmimi i së enjtes për marrjen e statusit kandidat nga Serbia është cilësuar një hap historik për vendin që vetëm 13 vjet më parë ka qënë vend bombarduar nga NATO.

“Ky është një rezultat i shquar”- tha presidenti i BE-së Herman Van Rompuy pas takimit me krerët e Brukselit.

“Shpresoj që Beogradi të nxisë marrëdheniet e fqinjësisë së mirë me vendet e Ballkanit Perendimor”- shtoi ai.

Ndërsa presidenti serb Boris Tadiç tha se perspektiva e anëtarësimit në BE hapi rrugën për zhvillimet ekonomike.

“Qytetartë e Serbisë kanë vuajtur peshën e rëndë të reformave në vendin tonë për tu bërë një shoqeri demokratike e bazuar në sundimin e ligjit, të drejtat të njeriut dhe minoriteve në respekt me rregullat e BE-së”- shtoi Tadiç.

Shkrime të tjera me interes:

  1. BE: Rekomandojmë dhënien e statusit për Serbinë Bruksel- Ministrat e Jashtëm të BE-së i hapën dritën jeshile...
  2. Serbia në BE, një ditë larg marrjes së statusit kandidat Bruksel- Serbia do të zbulojë ditën e nesërme nëse ka...
  3. Tadiç: Serbia ka plotësuar kushtet për statusin e vendit kandidat Serbi- Sipas presidentit të Serbisë Boris Tadiç vendi ka bërë...