Organi gjyqesor me i larte i Evropes, Gjykata Evropiane e Drejtesise ka gjobitur Greqine me 2 milione euro per deshtimin ne mbulimin e ndihmave shteterore nga kompania Olimpic Airways.

Ceshtja daton ne vitin 2002 dhe ka te beje me 41 milione euro ndihme shteterore, qe iu dhane kompanise ajrore si pjese e nje ristrukturimi te pasuksesshem.



Athina ka nje muaj kohe qe te apeloje vendimin, ndryshe do te perballet me nje gjobe shtese prej 16 mije eurosh ne dite derisa te behet pgesa. Parate do te paguhen ne buxhetin e BE.



Ne vitin 2005 Komisioni Evropian e shpalli Greqine fajtore per dhenien ilegale te ndihmave ndaj kompanise Olympic dhe kerkoi bonifikimin e parave.