Ndiqni politiken jo per tu bere militante te nje force politike por per te kuptuar se kush ju qeveris.


Kjo eshte keshilla e dhene nga shefi i Sektorit Politik te Delegacionit te BE-se ne Shqiperi Klajv Rambell ne Diten e Rinise. Mesazhi i tij u percoll ne konferencen ku u prezantua Akademia e Politikave Rinore per Lideret e Rinj. Sipas Rambellit rinia sot eshte ende nen sindromen e militantizmit ne politike. Ndersa per ministrin e Turizmit Kultures Rinise e Sporteve Aldo Bumci 8 Dhjetori eshte nga te paktat ngjarje me rendesi te vecante ne historine e Shqiperise.


Akademia e Politikave Rinore per Lideret e Rinj 2012 do te prese aplikante deri ne 20 dhjetor 2011. Kjo akademi eshte nje kurs profesional ku do te jepen njohuri mbi institucionet dhe politikat administrative politikeberese dhe politikezbatuese nderthurja metodave te edukimit formal me ate jo formal formimi akademik por edhe praktik.