BRUKSEL- Qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian janë pajtuar që Hizbollahun, si krahun ushtarak të shiitëve të Libanit, ta përcaktojë si organizatë terroriste.

Vendimi është marr unanimisht të hënën nga ministrat e jashtën të bllokut prej 28 vendeve anëtare të BE-së, në Bruksel.

Ky vendim tani do t’i imponojë viza individëve dhe do të ngrijë aseset e organizatave që janë të asociuara me këtë grupim ushtarak.
(m.a/BalkanWeb)