Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban - Bajramit, është ditën e hënë më 12 shtator 2016.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban - Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 5:35, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Mr. Samir Ahmeti - profesor në Medresenë e mesme "Alaudin".
Namazi i Kurban - Bajramit falet në ora 6:49 të cilit do ti prij Burhan ef. Hashani, ndërsa Hytben - mesazhin e Kurban - Bajramit do ta mbaj, kryeimaimi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora.
Me rastin e festës së Kurban - Bajramit, Ditën e parë, më 12 shtator 2016, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
"Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban - Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona," thuhet në njoftimin nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.