Emisioni investigativ BOOM në RTV Ora News sot ka bërë një vëzhgim së në çfarë gjendje është arsimi profesional në vend, për të cilën kjo qeveri u përkushtua aq shumë në 4 vitet e qeverisjes.


Gazetarët e emisionit ishin në shkollën profesionale Karl Gega në Tiranë për të parë sesi funksionin mësimi në këtë shkollë. Por siç e thonë edhe vetë nxënësit në shkollën e tyre jo gjithçka që mësohet në teori zbatohet në praktikë. Kjo për shkak të mungesës së mjeteve që i duhet një mekaniku, apo një ndërtuesi.


Po ashtu ata ankohen se për të zhvilluar orët e praktikës, biznesin e gjen vetë, ndërkohë që duhet tia siguronte shkolla.


Nxënës 1: Ato që marrim në teori nuk i zbatojmë në praktikë. Mungojnë disa gjëra që na duhen ne.


Gazetarja: Konkretisht për degën tuaj çfarë ju nevojiten?


Nxënësi 1: Konkretisht për degën tonë na nevojitet një ambient i posaçëm ku ne të punojmë çelsa të ndryshëm për punën që ka një mekanik. Unë jam për automekanik dhe në shkollën që jam unë nuk ka shumë mundësi të zhvillosh siç duhet. Mungojnë mjetet, është edhe pak ftohtë.


Gazetarja: Nga viti i parë në vitin e dytë të janë shtuar gjërat?


Nxënësi 1: Jo nuk janë shtuar


Gazetarja: Sa nxënës jeni për automekanik?


Nxënësi 2: Rreth 120 nxënës


Gazetarja: Çfarë viti jeni?


Nxënësi 2: Viti i 4. Praktikën e zhvillojmë në servis


Gazetarja: E keni zgjedhur vetë, apo shkolla?


Nxënësi 2: E kemi zgjedhur vetë


Gazetarja: Mbulohen të gjithë nxënësit 100% me atashim pranë bizneseve për të bërë praktikën?


Nxënësi 2: Po ka edhe nga ata që shkojnë dhe ata që nuk shkojnë


Gazetarja: Për çfarë arsye nuk shkojnë?


Nxënësi 2: Nga ata që se kanë dëshiruar mund ta kenë vazhduar për shkak të tjera


Gazetarja: Punën tuaj kush e ndjek kur jo shkoni nëpër biznese?


Nxënësi 2: Profesori i praktikës


Gazetarja: Kur e keni praktikën sot?


Nxënësi 3: Çdo të hënë


Gazetarja: Dhe sa orë bëni?


Nxënësi 3: 6 orë. Na tregon profesori, shkruajmë në fletëore, na pyet


Gazetarja: Djali në degën e ndërtimi ku ti studion çfarë viti je?


Nxënësi 4: Në vitin e dytë


Gazetarja: Si e organizoni praktikën?


Nxënësi 4: Ne dalim në objekt, në pallate, bëjmë mure, dmth praktikojmë atë që bëjmë në teori. Deri tani nuk kemi bërë shtrimin me pllaka


Gazetarja: Ndërkohë ju e mësoni në teori këtë?


Nxënësi 4: Po e mësojmë


Gazetarja: Dmth nuk i keni praktikuar?


Nxënësi 4: Po, edhe këto soletat dhe çatitë nuk i kemi bërë në praktikë


Gazetarja: Bizneset a janë në dispozitë për tiu pritur, për tiu ndihmuar?


Nxënësi 4:  Po flasim me nxënësit, ndonjëri që ka të afërm me biznese.


Gazetarja: Bëni të 6 orët si në objekt si në shkollë?


Nxënësi 4:  Në objekt nuk i bëjmë të 6 orët, sepse nuk rrihet 6 orë


Gazetarja: Sa orë bëni kur shkoni në një objekt?


Nxënësi 4: Mund të rrimë 2-3 orë


Gazetarja: Po pjesën tjetër?


Nxënësi 4: Pjesën tjetër shkojmë në shpi.


Por këtë gjendje e pranon edhe vetë drejtori i shkollës profesionale Karl Gega, Elton Kalemi. Ai thotë se operojnë me bizneset familjare. 


Elton Kalemi: Të regjitruar në këto momente në të 4 vitet, sepse sic e dini ky është një sistem 2+2+1 kemi të regjitruar 1108 nxënës. Kjo shkollë ofron 5 degë: Ndërtim, Përpunim Druri, Gjeodezi, Automekanikë dhe Mekanikë. Më shumë se 50% e kurrikulave janë në praktikë, por viti i parë dhe viti i dytë këta nxënës praktikën e zhvillojnë brenda ambienteve të shkollës. Viti i tretë dhe i katërt të çfarë lloj degë e zhvillojnë në biznese përkatëse. Nxënësve në vitin e 3 dhe 4 që nuk u sigurohet një pjesë e praktikave në biznese, praktikën këtë nxënës e zhvillojnë brenda shkollës.Është shumë e vështirë që secili nga këta nxënës ta bëjë praktikën më vete.


Gazetarja: Po sa i përket materialeve të këtyre laboratorëve është kjo bazë në përshtatjen me kurrikulat dhe me teknologjinë, që do të thotë nëse mësojmë mbi dy makina që janë të një vjetërsie a mësojmë realisht atë që na duhet për tregun e punës.


Elton Kalemi: Gjithmonë teknologjia vjen duke u avancuar dhe për fatin tim po flasim për mekanikën dhe automekanikën të gjithë nxënësit që e zhvillojnë në biznes këtu në Shqipëri makinat janë nga më të sofistikuar besoj se e plotësojnë.


Gazetarja: Po brenda shkollës si është baza materiale?


Elton Kalemi: Baza materiale është në përputhje me kohën dhe mësimet, por ka disa që kurrikulat mund të ndryshojnë dhe përmirësohen përsa i përket teknologjisë së makinave që është e ndryshme. Nxënësit pavarësisht se kanë praktikën 6 orë në ditë të caktuara nuk mund të shkojnë të bëjnë praktikën 6 orë. Ka biznese që na pranojnë, ka edhe që na refuzojnë. Shumica janë biznese familjare dhe mundohen që edhe bizneset familjare tja lënë trashëgimi fëmijës së tyre dhe ne kemi operuar me këto biznese. Unë nuk mund tju kthej përgjigje për investime sepse jam i sapoemëruar.



/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter