Mbifaturimi i energjisë elektrike është një fenomen që vijon ende të shqetësojë konsumatorët. Një rast të tilla ka sjellë emisioni investigative BOOM në RTV Ora News.


Bëht fjalë për zotin Fatmir Shehu, nga Durrësi i cili prej tre muajsh i vjen fatura e mbifaturuar. Ai tregon se është një konsumator i rregullt dhe çdo muaj paguan energjinë elektrike. Por në muajin janar ai kishte vënë re që ishte mbifaturuar pasi nuk kishte harxhuar sa ishte shënuar në faturë.


Pasi bëri ankesë në zyrat e OSHEE, Fatmir Shehur i thanë që të mos paguajë energjinë derisa të hiqen kilovatët që janë vënë tepër, por atij vijojnë ti vijnë  përsëri mbifaturime.




Denoncimi


Gazetarja: Zoti Fatmir  përse i jeni drejtuar emisionit BOOM?


Fatmir Shehu: I jam drejtuar BOOM sepse kam qenë i rregullt me energjinë elektrike. I kam paguar çdo muaj edhe me firmë në librezë. Në dhjetor të vitit 2016, paguheshin në janar, kur kam marrë faturën ishte rreth 700 e ca kilovat,  87 mijë lekë të paguara. I kam paguar lekët dhe kam vajtur për tu ankuar, kam bërë ankesë por muajin janar, por nuk ma pranuan sepse unë i kisha paguar. Përderisa i ke paguar më thanë ske pse ankohesh. Kapa faturisten, ajo më tha do më falësh, mund të jetë bërë ndonjë gabim, mujat e tjerë ti shënoj zero më tha. Kur marr faturën muajin tjetër kishte hedhur përsëri 390 kilovat tepër. Në datën 18 shkurt kam bërë përsëri ankesë, më ka thënë mos i paguaj më se do ti heqim. Kaloi muaji tjetër prap faturë. Vajta aty dhe më thanë që duhet të presësh se shkon 3-4 muaj kjo, pastaj ti heqim. I vajta drejtorit dhe ja shpjegova, isha edhe pak i revoltuar pak. Drejtori më tha shko ku të duash. Kur dola, ai më thirri prap dhe më tha shko te nëndrejtori dhe i thuaj që nuk do paguash më. Shkoj tek nëndrejtori, ai më tha që mos paguaj asnjë kilovat sa të hiqen. Por faturat po më vinin çdo muaj mbi faturim, deri tani kanë shkuar mbi 800 kilovat mbifaturimi, nuk e di sa do shkojë numri. Janë faturat e muajit shkurt dhe mars që janë të papaguara sepse janë mbifaturime. Para disa ditëve erdhi komisioni, verifikoi sahatin dhe tha që mos bëni gabim të paguani asnjë kilovat.  Erdhi e fotografoi sahatin, panë numrin dhe thanë mos paguani. Dhe unë nuk i kam paguar këto dy muaj me shpresën se do ti zbresin, por cdo muaj fatura po më vjen.



Zyra e OSHEE, Durrës


Indrit Cërrloi: Derisa mua në sistem nuk më ka ardhur përgjigjja, unë zotërisë nuk ja pres energjinë elektrike. Mund tis jell një faturë riparuese, që quhet riparuese tjetër. Këto vazhdojnë sipas sistemit. Riparuese, kur them zotëri i dashur hiqet kjo, kilovatët që ke tepër dhe ke për të paguar këtë kilovat.  


Gazetarja: Si tia bëjë zotëria për faturën e shkurtit, marsit dhe prillit? Ta paguajë?


Indrit Cërrloi: Nuk i paguan pa ardhur sistemi i faturës. Ky nuk ka as kamat vonesa pa ardhur përgjigjja e sistemit në fatura. Do të thotë që zotëria pa ardhur përgjigjja e sistemimit nuk ka. Tani procedurat këto janë.


Gazetarja: Ju si drejtori nuk jeni në dijeni kur ka vajtur dhe komisioni?


Indrit Cërrloi: Komisioni shkon në Tiranë dhe Tirana e shqyrton si çështje. Ne i bëjmë akt-verifikimin dhe Tirana e shqyrton si çështje dhe jo ne. Ne bëjmë vetëm verifikimin dhe përgjigjen e sjell komisioni nga Tirana. Ne çojmë të gjitha konstatimet.


Gazetarja: Në momentin që një qyetar bën një ankesë për mbifaturim të energjisë elektrike, kur nis procedurat për verifikim?


Indrit Cërrloi: Duhet të kalojnë mbi 45 ditë, të bëhet verifikimi dhe qyetari në asnjë moment nuk paralizohet as me kamatë vonesë. Të gjitha fotografimet bëhen online. Zotërisë do ti vijë një perfundimtare, në të cilën do të bëhet rregullimi në moment, që me ligjin shqiptar në momentin që zotëria do të ishte debitor dhe unë do ti kisha quajtur faturat të mirëqena, isha i detyruar ti prisja energjinë elektrike.


Gazetarja: Nga ky moment zotëria nuk do të bëjë asnjë lloj pagese ..?


Indrit Cërrloi: Derisa ti vijë fatura përfundimtare. Pas dy ditësh mund të shkosh numrin e kam unë, mund të pyes dhe mund të marrësh një përgjigje për faturën përfundimtare. të gjitha do të hiqen, mbas përgjigjes dhe nuk do të kesh as kamatë vonesa, asnjë gjë.



/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter