Washington, 2 shtator – Gjiganti i naftës British Petroleum (BP) që nga rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës ka shpenzuar 93 milionë dollarë për reklama, ndërsa për të ndihmuar shtetet e rrezikuara të SHBA-së ka dhënë 89.5 milionë dollarë.


Që pas shpërthimit në platformën e naftës të BP-së në Gjirin e Meksikës e deri në korrik, për reklama janë shpenzuar tri herë më shumë para se në periudhën e njëjtë të një viti më parë, transmetojnë mediet amerikane.


Përfaqësuesit e kësaj kompanie kanë thënë se paratë për reklama janë shpenzuar për të informuar qytetarët në lidhje me rrjedhjen e naftës dhe për të siguruar transparencë.


BP ka njoftuar se ka ndihmuar me 9.5 milionë dollarë katër shtetet bregdetare – Floridën, Alabamën, Missisipin dhe Luisianen, për promovimin e turizmit.