BURREL- Prej ditesh disa te rinj banore te fshatit Suc ne rrethin e Matit gjurmoheshin nga efektivet e policise se ketij rrethi si shperndares te lendeve narkotike ne shkollat e mesme te Klosit Sucit e Burrelit. Policia beri te ditur se dje arrestoi Elis Gjonin 19 vjec per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake. Arrestimi i ketij shtetasi u krye si rezultat i informacioneve te marra ne rruge operative pasi ai mbante pa leje ne makinen e tij nje arme zjarri. Gjate kontrollit te ushtruar ne mjetin e tij tip Fiat Punto me targa italiane iu gjet dhe sekuestrua arma tip pistolete TT dhe nje kreher me pese fisheke. Nderkohe burime te rezervuara te policise bene te ditur se mjeti u ndalua pasi dyshohej se ne te kishte edhe lende narkotike te llojit cannabis sativa. h.p