Kështu e cilësonte një agjenci lajmesh sot kryetarin e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha: Babagjyshi i Vitit të Ri. Kjo, duke qenë se ka vendosur, falë donacioneve të disa biznesmenëve, që tu shpërndajë fëmijëve 8 mijë dhurata. Kështu thotë një deklaratë e bashkisë.
Sot kemi ardhur këtu në kopshtin nr.3, për të ndarë me vogëlushët dhe vogëlushet e mrekullueshme të këtij kopshti që kanë qenë shumë të mirë gjatë këtij viti që po mbaron, siç na kanë thënë edukatoret dhe prindërit dhuratat të cilat i ka sjellë Babagjyshi i vitit të Ri, u tha fëmijëve Lulzim Basha.
Nuk ka gjë më të bukur në jetë, se sa të shikosh fëmijë të lumtur, që sjellin ngrohtësi në zemrat e njerëzve, ka thënë Basha.
Lumturi që 10 fëmijë të tjerë nuk mund ta kenë këtë Vit të Ri. Janë fëmijët e Ziver Veizit, Faik Myrtos, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës. Për ta, Lulzim Basha nuk mund të jetë Babagjyshi i Vitit të Ri. Ai është personi që i ka lënë jetimë ata.