Transmetuar më 25.11.2016 - 16:36







Mbrëmjen e 21 nëntorit Ergi Dini, një këngëtar i ri në moshë, vetëm 22 vjeç u nda nga jeta në një aksident tragjik me motor së bashku me mikun e tij 21-vjeçar Kejdi Halili.



Të shumta ishin mesazhet ngushëlluese për familjarët e tij, nga personazhe të njohur me të cilët Ergi, fitues i “X Factor Albania” u rrit profesionalisht, por edhe nga shumë shkodranë që e panë të hedhë hapat e parë në botën e muzikës.



Babai i tij, Dashamiri, gazetar, një ditë para aksidentit pati postuar në “Facebook” një poezi të titulluar “Çast i keq”.



Në të përshkruhej një “takim” i tij me vdekjen. Poezia u shkrua para se të ndodhte aksidenti tragjik që i mori jetën këngëtarit dhe shokut të tij.



Por sot, babai i Ergit mallkon veten për atë poezi. “Fatkeqësisht kjo poezi u shkrua një ditë përpara kobit, m’u thaftë dora. Nuk arrita të kuptoj kur e shkruajta, se për çfarë e shkruajta, çfarë doja të thoja?! Hedhja e saj qe shumë instiktive. Kuptimin e mora vesh vetëm të nesërmen në mbrëmje…kur mora lajmin e kobshëm”, shkruan ai.



Poezia 1 dite para tragjedisë



“Çast i keq



Vdekja më vështron  me sytë tuaj…



Retë dhe pulëbardhat digjen nga perëndimi.



Mbi buzët tuaja prej lamtumire, më pret puthja e fundit.



Hëh!



Trëndafilat prej gjaku të urrejtjes, do thahen në parvazin e horizontit.



Unë pres i veshur me smokingun e zi te muzgut, të takoj ditën tjetër…”



Por çfarë thotë sot, babai i Ergit për këto vargje?!



Pavarësisht se i kapluar nga dhimbja për humbjen e djalit të vetëm, Dashamiri ka gjetur forcën të falënderojë njerëzit e shumtë që e kanë ngushëlluar në rrjetet sociale. Duke i kthyer përgjigje të gjithëve një më një, gazetari i njohur dhe poeti ka tërhequr vëmendjen e tyre për forcën e gjetur për të vazhduar para. 


Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT (1/3)
Pas





Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT
Pas








lang: en_US

















window._taboola = window._taboola || [];
_taboola.push({
mode: 'thumbnails-a-escalator',
slider: true,
placement: 'Mobile Escalator Thumbnails',
target_type: 'mix'
});