Klasifikimi i veprës penale për Nazime Vishën, si vrasje me paramendim, ka tronditur familjen e saj, në fshatin Mal Vilëz.



19-vjeçarja ndodhet prej 6 muajsh në paraburgim, e akuzuar për vrasjen 54-vjeçarit Fiqiri Muça, në Krrabë. Nazimja ka pranuar që në momentet e para krimin, me alibinë e vetëmbrojtjes, në kushtet kur Muça e kërcënonte ta dërgonte në Itali.



Beqir Visha, babai i Nazimes shprehet se familja e tij është e shkatërruar krejt nga ngjarja, ndërsa këmbëgul se e bija, ka qenë e detyruar ta vrasë mikun e tij të familjes.



Burimet pranë prokuorisë së tiranës shprehen se ka prova të majftueshme nga sms-të e shkëmbyera dhe deklarime, se vajza ka patur një lidhje me viktimën dhe se ditën e krimit e kishte thirruar ajo 54-vjeçarit.



Ajo që është e paqartë është fakti nëse në ndërtimin e akuzës prokuroria ka marrë parasysh të gjitha rrethanat psikologjike të të akuzuarës.