Bashkim Mekolli pasi i kishte marrë jetën gruas së tij Demirkës, ishte larguar nga banesa për ti shpëtuar arrestimit të policisë. Në një deklaratë për mediat, Nexhdet Mekolli, babai i vrasësit tha se prej kohësh Bashkimi vuante nga depresioni dhe se për këtë merrte edhe mjekim.


Çifti Mekolli jetonte në kushte të veshtia ekonomike dhe në një kasolle. Kohët e fundit Nexhdeti i kishte marrë që të jetonin në banesën e tij, por as kjo zgjidhje nuk mund që ti shpëtonte jetën 49-vjeçares.


Djali dhe nusja ime jetonin në kasolle. Më vinte keq dhe i mora që të jetonin me mua sepse kushtet i kishin te mjerueshme. Madje djali prej kohësh kurohej për depresion, por nuk e pritëm që ai të  kalonte deri në krim. Lajmin e hidhur e kam marrë vesh nëpërmjet telefonit.


Nusja e nipit më  tha se Demirka ishte vrarë. Shkova në banesë dhe e gjeta nusen e djalit të larë në gjak dhe të pajetë. Ishte një skenë e  tmerrshme. Ndërkohë, djali vinte vërdallë në oborr dhe në dorë mbante thikën, tha ai. Ndërkohe, ende nuk dihet motivi i sherrit mes viktimës dhe autorit. Policia pritet të marrë në pyetje autorin e dyshuar të krimit makabër, i cili u arrestua pak kohë pas vrasjes.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Blacë të Pogradecit, ku viktimë ka mbetur shtetasja me iniciale Demirka Mekolli rreth 49 vjeçe, ndërsa autori i dyshuar për vrasjen është i shoqi Bashkim Mekolli. Vrasësi ka përdorur sqepar dhe thikë për ti marrë jetën gruas së tij.


24 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)