Një ngjarje horror është regjistruar në Itali, teksa protagonist është bërë një 34-vjeçar nga Shqipëria, i cili ka përdhunuar ish-bashkëshorten e tij pasi ka shkuar në banesën e saj me pretekstin që do të takonte djalin.


Vogëlushi pas divorcit të prindërve jetonte me të ëmën, ndërsa babai-monstër e ka përdhunuar ish-bashkëshorten në sytë e fëmijës.


Nën kërcënim dhe dhunë burri kishte abuzuar me të, histori të cilën gruaja gjeti guximin ta denonconte në polici, pas një bisede që bëri me një miken e saj.


34-vjeçari me profesion zejtar, jeton në Sanremo të Italisë, dhe tashmë dosja kundër tij është në duar të gjyqtarëve. Ndërsa çështja është në hetim, emigrantit shqiptar i është ndaluar t’i afrohet gruas dhe djalit të tij.