Lulzim Basha ka reaguar për mediat pak orë pasi deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji publikoi një video-përgjim, ku Alfred Alizoti, dëshmitari I Prokurorisë për çështjen Babalja thotë se i është bërë presion nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe kreu i Grupit të PS, Taulant Balla.


Kreu i PD thotë se kryeministri Edi Rama ka instaluar një shtet privat që manipulon prova, me synimin e vetëm, mbrojtjen e kriminelëve.


Prokurorë që fabrikojnë prova dhe dëshmitarë për të shpëtuar kriminelët. Drejtues dhe pjesë e këtij inskenimi janë edhe Fatmir Xhafaj edhe Arta Marku. Kryeministri, ministri i Brendshëm, kreu i Grupit Parlamentar, Prokurorja e Përgjithshme dhe Drejtori i Policisë kanë komplotuar provat për të mbrojtur Agron Xhafajn. Arta Marku u soll qëllimisht në krye të Prokurorisë për të mbrojtur lidhjet e qeverisë me krimin dhe këtë e ka bërë më së miri, tha Basha.


Ai shtoi më tej se shteti privat i Edi Ramës po sulmon gazetarët, dëshmitarët dhe opozitën për të shpëtuar vëllezërit Xhafaj.


Është i njëjti shtet privat që ka manipuluar çdo provë për të mbrojtur Taulant Ballën dhe Rrahman Rrahjën. Me dhunë dhe para bën gjithçka për të sulmuar viktimën. Jemi në kushtet e një diktature mafioze, theksoi kryedemokrati.


Basha gjithashtu nënvizoi se policia mbetet e inkriminuar dhe me largimin e Tahirit për Xhafën, vetëm sa ëhstë regjistruar një rotacion bandash kriminale në vend.


Xhafajt triumfuan mbi Habilajt dhe Tahirin. Dje i gjithë shteti mbonte bandën e Habilajve, sot i gjithë shteti mbron familjen mafioze Xhafaj. Policia e shkatërruar nga Saimir Tahiri dhe e vënë në shërbim të krmit prej tij, vijon të jetë e njëjtë me Fatmir Xhafajn, u shpreh Basha.


10 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)