Paraditen e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar në Facebook një video-përgjim, ku shihet Alfred Alizoti, personi që Prokuroria thotë se ka luajtur rolin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin e Babales dhe nën dëshminë e të cilit, organi i akuzës ka vendosur masë shtrënguese mbi gazetarin Jetmir Olldashi dhe Albert Veliun.


Salianji në postimin e tij akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se kanë përdorur Alizotin si aktor për të nxjerrë të dështuar ekspertizën britanike të audio-përgjimit të Babales.


“Akt ekspertiza britanike faktoi që zëri në video ishte i Xhafajt. Pasi KM Rama shpalli se kishte aktor dhe aktekspertiza e tij e rrëzonte investigimin u desh audicion për aktorë dhe rolin ia dhanë këtij llumi, cili i përpunuar nga Policia e Shtetit fliste për para, manipulim dhe pisllëqe. Mafia përdor çdo formë! Që përdor edhe shtetin është skandaloze!, shkruan Salianji.


Ai gjithashtu i drejtohet edhe kreut të Grupit të Ps, Taulant Balla, për të cilin Alizoti thotë në video se i ka bërë presion.


Balla, pas seancës në Gjykatën e Tiranës për padinë ndaj Bashës, foli edhe për këtë video, duke thënë se Salianji ia futi vrapit mbrëmë.






Në video është dëshmitari i prokurorisë mbi dëshminë dhe përgjimet e të cilit kanë marrë masë shtrënguese mbi një gazetar që i ka shërbyer publikut me investigim me rrisk të lartë. Akt ekspertiza britanike faktoi që zëri në video ishte i Xhafajt.Pasi KM Rama shpalli se kishte aktor dhe aktekspertiza e tij e rrëzonte investigimin u desh audicion për aktorë dhe rolin ia dhanë këtij llumi, cili i përpunuar nga policia e shtetit fliste për para, manipulim dhe pisllëqe. Mafia përdor çdo formë! Që përdor edhe shtetin është skandaloze!


Gepostet von Ervin Salianji am Mittwoch, 10. Oktober 2018



Nuk e kam takuar kurrë Fredi Alizotin. Prokuroria po bën një punë të shkëlqyer në zbardhjen e kësaj çështjeje dhe të vazhdojë hetimin deri në fund dhe për video të servirura por personat që nxjerrin video nuk duhet tia fusin vrapin sepse rasti i mbrëmshëm i largimit të Salianjit është i turpshëm, tha Balla.


Por Salianji është përgjigjur duke thënë: Taulant, unë jo vetëm që nuk iki me vrap, por vij aty ku jeni. M thuaj si kryeprokuror që je kur me solli shkresë prokuroria? Si kryeprokuror qe je me thuaj ku te vij se vij ta jap edhe ty provën që e pa i madh e i vogël!.


 


10 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)