Pasi fitoi gjithçka në atletikë dhe vendosi edhe rekordin botëror në garën e 100 metrave, atleti xhamajkan Usain Bolt është përkushtuar totalisht në ëndrrën e tij për tu bërë një futbollist profesionist dhe për të luajtur në nivele të larta.


Pasi e refuzuan shumë skuadra europiane, Bolt vendosi të nisë karrierën e tij nga Australia, ku ka nisur përgatitjet dhe ka luajtur edhe në një miqësore, me skuadrën e Central Coast Mariners, në të cilën shënoi edhe dy gola.


Gjithsesi, ish futbollisti i Bayern Mynih dhe Liverpoolit, Marcus Babbel, aktualisht trajner i skuadrës australiane Western Sydney Wanderers, duket se ia ka prerë shpresat atletit xhamajkan, se mund të bëhet futbollist ndonjë ditë.


E kam parë të luajë dhe me gjithë respektin, mund të them se as pas 100 vitesh stërvitje, nuk do të bëhet futbollist profesionist, deklaroi Babbel.


19 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)