Nga Express më 24 janar 2011 në ora 21:17

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish ka bërë të ditur se Ryan Babel do të mbetet në Anfield Road.



Mesfushori holandez besohej se do të transferohet në Hoffenheim pasi klubi gjerman njoftoi se oferta e tyre është pranuar nga Liverpooli dhe se futbollisti kishte kryer testet mjekësore.



Babel spekulohej edhe me kalim te Ajaxi mirëpo, Dalglish ka theksuar se 24 vjeçari nuk do të largohet nga klubi. “Ai do të mbetet këtu” tha Dalglish për Skysport.com.