TIRANE-Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion anti drogë në Tiranë, ndërsa në pranga janë vendosur 3 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin Vakumona.


Si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:


B. J., 46 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë


A.J., 19 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë


M. J., 18 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë


Si dhe shpallet në kërkim shtetasi P.L.


Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë më datë 05.12.2017, rreth orës 20:00, tek vendi i quajtur Gurorja e Kllojkës në këto rrethana:


Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve më datë 05.12.2017, është organizuar shërbimi pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarise së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit B. J., A. J., dhe M. J., në bashkëpunim me njeri tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sativa në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Saukut, Berzhitës, Kllojkës, etj.


Personat e lartpërmendur lëviznin me automjetin, Renault Laguna, në përdorim nga këta shtetas.


Në vendin e quajtur Gurorja e Kllojkës, janë neutralizuar dhe prangosur të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjetit të tyre ndodheshin disa thase të zinj dhe të bardhë të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.


Sasia e bimës së dyshuar si narkotike e përshkruar më lart, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 65,6 kg.


Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:


1 automjet


4 telefona celularë


Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkepunim, parashikuara nga neni 283/2, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve: B. J., A. J., dhe M.J.