Jess L. Baily është ambasadori i ri amerikan në Maqedoni, i nominuar nga presidenti Barack Obama.




Baily u nominua në mesin e gjashtë ambasadorëve të tjerë amerikanë, mes tyre edhe ambasadori i ri në Malin e Zi dhe zëvendës – ambasadori amerikan në OKB.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Diplomati Jess L.Baily nga viti 2011 ka qenë zëvendës – shef i misionit të ambasadës së SHBA-ve në Ankara.
Për të marrë zyrtarisht mandatin, Baily duhet të votohet nga Senati Amerikan. Ai pritet më pas të nis detyrën e ambasadorit në vend të ambasadorit të deritanishëm Paul Wohlers.
Jess L.Baily është diplomat karriere, i cili nga viti 2010 – 2011 ka qenë drejtor i Byrosë për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Nga viti 2008 – 2010 drejtor i Byrosë për çështje politike në OKB, 2005- 2007 , drejtor i Qendrës për gazetarët e huaj në Uashington, këshilltar për media në ambasadën amerikane në Hagë në vitet 2002 – 2005. Baily ka diplomuar në Universitetin e Yale dhe ka magjistruar në universitetin Columbia