Që sezoni i Bajernit nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kjo është e qartë. Por krahas formës jo brilante si në sezonin e kaluar, bavarezët duhet të përballen edhe me dëmtimet e shumta. Fitorja e Superkupës ishte thjeshtë një ngushëllim për Bajernin duke fituar Superkupën e parë në histori, por e pagoi edhe më dëmtimin e 3 lojtarëve të rëndësishëm.


Mario Gotze, Arjen Roben dhe Javi Martinez, janë tre lojtarët që i shtohen listës së dëmtimeve të skuadrës kampione të Gjermanisë. Basttian Shvajnshtajnger, është ylli tjetër që ka munguar në ndeshjet e fundit duke e vendosur në mendime teknikun spanjoll që tashmë duhet të vuaj nga mungesa e një nga mesfushorëve më të mirë të skuadrës. Bastian nuk do të luaj as me Gjermaninë në dy takimet e radhës për kualifikueset e botërorit.


Diagnoza e Gotze është dëmtimi i kaviljes së djathtë dhe do mbetet dy javë nën kujdesin e ortopedëve. Ndërkohë, analizat mjekësore në klinikën e Bayern kanë evidentuar edhe një dëmtim në gjurin e majtë që do ta mbajë holandezin Robben disa ditë jashtë fushave. E njëjta situatë edhe për blerjen më të shtrenjtë të bavarezëve, spanjollin Javi Martinez, dhe nëse stafi teknik i shton mungesën e Thiago Alcantara, atëherë infermieria kthehet në alarm për bavarezët.


Nuk dihet ende nëse Bayern Munchen do bëjë përforcime të tjera në merkato edhe pse mungesa e disa prej futbollistëve kryesorë të dëmtuar nuk do të jetë e gjatë. Gjithsesi situata nuk është aspak e mirë në ambjentin bavarez.