Bayerni i Mynihut nuk ka ndërmend të ndalet, teksa sot ka regjistruar një tjetër fitore, duke mposhtur Werder Bremenin me rezultatin 4-2.


Miqtë kaluan të parët në avantazh, por bavarezët rikthyen baraspeshën me anë të Thomas Muller, ende pa u mbyllur 45-minutëshi i parë.


Në pjesën e dytë, polaku Lewandowski shënoi 2 gola për skuadrën e Heynckes, ndërsa Muller vulosi rezultatin 4-1.


Bayerni vrapon drejti titullit kampion, teksa pas 19 javësh, ka 47 pikë, 16 më tepër se Leverkuseni ndjekës.


21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)