“Bakaj, një prezantim prej lideri”. Ky ishte titulli i prestigjiozes “Sporti Ekspres”, që i kushtohej blerjes dimërore të kampioneve në fuqi, Elis Bakajt. Ish-sulmuesi i Partizanit dhe i Kombëtares u prezantua me Dinamon në stërvitjen e parë me blutë. “Shpresoj që të jetë një fillim i mbarë. Jam i kënaqur që jam lojtar i Dinamos. Do të jap maksimumin me këtë skuadër. Tirana? Është ndeshja ime e parë, dua të jap maksimumin tim, dua të shënoj një gol fitoreje. Partizani? Aty jam formuar si futbollist, por profesonalizmi në sport do të thotë të shkëputesh edhe nga ekipi yt ky je formuar”. Bakaj u ble nga Dinamo në shumën e 100 mijë eurove dhe nënshkroi një kontratë 3-vjecare. Nëse një klub i huaj kërkon të blejë kartonin e tij, duhet të paguajë pikërisht këtë shumë”.


E Premte, 09 Janar 2009