Shkodrani ka pasur nje takim dje me presidentin e Tiranes Refik Halili dhe sipas informacioneve te sigurta mes tyre eshte arritur akordi. Bekim Bala do te fitoje 70 mije euro ne nje sezon dhe do te jete pjese e kesaj skuadre te pakten deri ne janarin e vitit 2012. Me pas nese aventura e tij te Tirana do te shkoje me sukses atij do ti ofrohet nje kontrate me e gjate por ekziston mundesia qe edhe lojtari te mund te largohet ne nje skuader jashte Shqiperise ne rast se do te kete nje oferte te majme. Por vlen te theksohet se kjo gje nuk eshte konfirmuar nga shefi i klubit Rauf Dimraj. Une nuk di per kete kontrate. Me mua nuk ka firmosur ka pohuar ky i fundit. Gjithsesi ne ndryshim nga sa kane qene kontratat e meparshme te



thuajse gjithe lojtareve qe kane luajtur te Tirana me Balen eshte rene dakord te mos shkruhet klauzola e cila e lejon lojtarin qe te prishe kontraten me klubin ne menyre te njeanshme ne rast se kerkohet nga nje skuader e huaj. Ne kete kontekst nese ne merkaton e veres ai do te kerkohet nga jashte atehere klubi i Tiranes do te perfitoje nga shitja e kartonit te lojtarit. Pas largimit te sulmuesit Sebino Plaku drejtuesit e Tiranes u vune menjehere ne levizje per te gjetur nje zevendesues te denje ne rolin e sulmuesit. Bekim Bala u pa si alternativa me e mire e momentit ndaj edhe ndaj tij u ofrua nje shume e kenaqshme per tregun shqiptar. Pas blerjes se mesfushorit te Kombetares Gilman Lika presidenti i klubit bardheblu Refik Halili u dhuron keshtu tifozeve te Tiranes nje tjeter lojtar me peshe qe mund te ndihmoje mjaft skuadren e drejtuar nga Nevil Dede per te rivalizuar deri ne fund me Flamurtarin dhe Skenderbeun per titullin kampion. Kujtojme gjithashtu se Bala eshte kerkuar fuqishem edhe nga presidenti i Vllaznise Valter Fushaj i cili sipas informacioneve i pat ofruar ish-lojtarit te tij nje shume prej 50 mije eurosh me qellim qe ai te rikthehej ne skuader veren e 2010 ai e shiti te Gencerbiligi duke perfituar plot 250 mije euro.


Hyka-Tirana martese e veshtire


Shihet i larget nje rikthim i Jahmir Hykes te skuadra e Tiranes. Edhe pse gjate ketyre diteve tratativat kane vazhduar duket se palet jane shume larg ne ate cka ofrojne dhe kerkojne nga njera-tjetra. Tirana e deshiron ta kete ne organiken e vet mesfushorin me tipare sulmuese por nuk jep aq para sa kerkon ky i fundit. Ana tjeter qendron ne permbushjen e dokumentacionit pasi lojtari eshte nen kontrate me greket e Panioniosit dhe klubi bardheblu nuk ka ndermend qe te paguaje per vleren e kartonit te Hykes. Ndaj ne rastin konkret kerkohet qe lojtari te vije te Tirana per pjesen e mbetur te sezonit ne forme huazimi ku ne pagesen e tij te marre pjese edhe klubi grek. Nje problem thuajse identik e ka edhe Ervin Bulku te Hajduku i Splitit ne Kroaci. Gjithsesi nga informacionet qe vijne nga drejtuesit e Tiranes thuhet se ata do te tentojne deri diten e fundit te merkatos per te marre te pakten njerin prej ketyre lojtareve me qellim fuqizimin sa me shume te skuadres.


 


Leonard Karaj